Inaugurohet kabineti i informatikës në SH.M.E “Hasan Prishtina “ në Mitrovicë

Kryetari i  komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Pajazit Hajzeri, kanë marrë  pjesë në përurimin e kabineteve  te kontabilitetit dhe informatikës në SH.M.E  “Hasan Prishtina“ në Mitrovicë.

Fillimisht kryetari Bahtiri, ka uruar stafin mësimor për kontributin që janë duke e dhënë vazhdimisht, ku njëkohësisht theksoi se  arsimi është shtylla e një shteti. Ai po ashtu tha se për të pasur një shtet të zhvilluar, duhet t`i kushtohet rëndësi e madhe arsimit, në mënyrë që ai të jetë sa më cilësor.

Ai po ashtu ceku se si kryetar komune,  arsimin  e trajton në mënyrë të veçantë dhe se ka punuar intensivisht  që nxënësit në vazhdimësi të kenë kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit arsimor,  andaj edhe ky projekt veçse është realizuar nga ana e komunës sonë.

Me theks të veçantë kryetari Bahtiri, falënderoj edhe donatorët  Skender Begu dhe Fitim Ismajli të cilët  ndihmuan  në plotësimin e këtyre kabineteveve me llap-top dhe kompjuter.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Pajazit Hajzeri,  po ashtu i  përshëndeti të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle, ku  ju uroi të gjithëve suksese të mëtutjeshme në vazhdën e shkollimit të tyre.

Drejtori i kësaj shkolle, Gani Rrustemi  ka falënderuar kryetarin Bahtiri dhe dy donatorët të cilët ndihmuan në kompletimin e këtyre kabineteve duke potencuar se iniciativa të tilla janë gjithmonë të mirëpritura dhe së për nxënësit është privilegj i madh të mësojnë në këto kabinete të kompletuar me pajisje bashkëkohore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …