Është mbajte mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj, të mërkurën është mbajt  mbledhja e VI-të e  Kuvendit  të Komunës së Deçanit, ku në këtë mbledhje ishte propozuar vetëm një pikë e rendit të ditës :

Shqyrtimi i kërkesës së anëtarëve të Kuvendit rreth Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr.ref.AGJ  943/16, rreth pronës kontestimore të dy Ndërmarrjeve Shoqërore “APIKO” dhe “ILIRIA” në Deçan.

Fillimisht për të gjitha procedurat lidhur më këtë vendim ka dhënë sqarimet e duhura avokati i komunës z. Dukagjin Povataj po ashtu dhe drejtori i Administratës komunale z.Bashkim Ramosaj.

Ndërsa kanë dhënë mendimet e tyre në këtë seancë edhe asamblistët Muhamet Bojkaj- AAK, Enver Likaj-AAK, Ramadan Tahiraj-LDK, Fatmir Kurmehaj-LDK,  Xhevdet Hasanmetaj-PDK,  Enver Osdautaj-AAK,  Sanije Thaçi-AAK,  Bilall Haderxhonaj-AAK, dhe Nurie Cacaj-AAK.

Të gjithë kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese  lidhur më vendimin e marrë për faljen e 23 hektarëve tokë Manastirit  të Deçanit. Edhe  kryetari i komunës së deçanit z.Rasim Selmanaj nderë të tjera tha se unë e kam kundërshtua këtë vendim dhe e kam quajtur vendim  të turpshëm  dhe jam i gatshëm që të përballëm më të gjitha pasojat në të ardhmen sepse jam i përzgjedhur nga populli  dhe jam bashkë më qytetarët në mbrojtje të interesave të tyre tha nder të tjera Selmanaj.

Në këtë seancë është zgjedhur edhe një komision në këtë përbërje :

Komisioni:

  1. Imer Thaqi-AAK,

  2. Halil Dervishaj-LDK,

  3. Xhevdet Hasanmetaj-PDK,

  4. Bashkim Ramosaj-Ekzekutivi,

  5. Dukagjin Povataj-Ekzekutivi

  6. Selim Lokaj –Lidhja e Historianëve ,

  7. Xhavit Rexhahmetaj-,,Apiko’’

Ky komisioni ka  nxjerrë një Deklaratë (kundërshtuese) e cila deklaratë  ju

dërgohet të gjitha Institucioneve  Relevante të Republikës së Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka kujtuar atdhetarin Fadil Vata në 34-vjetorin e vdekjes

Në 34-vjetorin e vdekjes, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor kanë përkujtuar …