Ramush Haradinaj: Jam i tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e dëshmorit, Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga kujdestaret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur reagimin e tij lidhur me dhunimin fizik të së moshuarës në institucionin e të moshuarve në Pejë. Ai me këtë rast  ka shkruar: Jam i tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit,  Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhej të kujdeseshin për të.  Është e  papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, duhet të dalin para drejtësisë.  Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!  Nënat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …