leoni

Disa shkolla të komunës së Skenderajt kanë pranuar pajisje moderne për mirëmbajtje të higjienës dhe pastërtisë

Në kuadër të angazhimit për modernizimin e shkollave, ngritjes së nivelit të pastërtisë dhe mirëmbajtjen e objekteve nga Qeverisja Nura, sot disa shkolla të komunës së Skenderajt kanë pranuar pajisje moderne për mirëmbajtje të higjienës dhe pastërtisë në ambientet shkollore, të cilat do të kontribuojnë në rritje të pastërtisë. Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar Shkollën “Shaban Jashari” në qytet, ku janë sjellë pajisjet për nevojat e saj. Shkollat që kanë përfituar pajisje janë: Shfmu “Azem Bejta”, Shfmu “Drenica”, Shfmu “Shaban Jashari”, Shfmu “Abedin Rexha”, Shfmu “Dëshmorët e Qyqavicës” dhe Gjimnazi “Hamëz Jashari”, ndërkaq pritet të përfitojnë edhe Shmlp “Anton Çetta” dhe Shfmu “Shotë Galica”, falë bashkëpunimit të mirë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …