Kryenegociatori për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi takohet sot në Bruksel me kryenegaciatorin serb, Petar Petkoviq

Kryenegociatori për bisedime me Serbinë,  Besnik Bislimi  ka udhëtuar për në Bruksel me ftesë të shefit të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell. Në Bruksel po ashtu do të jetë edhe kryenegaciatori serb, Petar Petkoviq. Gjatë ditës së djeshme,  Josep Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje për të ulur tensionet. Ai ka saktësuar se nuk mund të arrijmë te 21 nëntori, pa një marrëveshje, pasi  dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës ka krijuar vakum dhe mund të ndodhë më e keqja. Kështu që të dyja palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, na duhet progres i qartë. E kemi prezantuar propozimin, e falënderoj Gjermaninë dhe Francën që e kanë mbështetur fuqishëm këtë propozim”, tha Borell.

Kontrolloni gjithashtu

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Kosova mbi 8 muaj pa qeveri

Kosova vazhdon të mbetet në një ngërç të thellë politik, tashmë për më shumë se …