Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e bujqësisë, Rifat Stojkaj, kanë takuar, përfaqësuesit e Organizatës për Zhvillim Rajonal “Mëshqerra” me të cilët kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për kontingjentin e dytë me lopë qumështore. Në kuadër të këtij kontingjenti edhe 44 ekonomi familjare do të përkrahen me nga një lopë qumështore. Vitin e kaluar përfitues kanë qenë 22 familje dhe siç ka qenë e paraparë u realizua edhe projekti për kontigjentin e dytë me lopë qumështore. Fermerët janë njerëzit më punëtorë të qytetit të Deçanit, andaj edhe përkrahja nga ana e komunës po vazhdon pa u ndalë!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
