Në mbështetje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Malishevës dhe me organizim të KVRL- së, është mbajtur ligjëratë për dukuritë negative, droga, alkooli dhe duhanin. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Fitim Shala, falënderoj KVRL-në për organizimin dhe nxënësit për pjesëmarrje, po ashtu theksoi se është përgjegjësi e jona institucionale dhe angazhimi i gjithë komunitetit për parandalimin e këtyre dukurive negative. Ligjërata është mbajtur dhe eksploruar nga profesionistë të QKMF-së në Malishevë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
