Brickos

U asfaltua shtresa e parë e rrugës “Ahmet Kaçiku”

Paraditen e djeshme, një nga rrugët kryesore të qytetit, rruga “Ahmet Kaçiku”, rikonstruktimi i së cilës ka filluar, u asfaltua në njërin segment të saj, pas ndërhyrjeve të ndërmarrjeve publike në zhvendosjen e infrastrukturës nëntokësore, gjë që edhe vonoi për një fazë realizimin e projektit, asfaltim që i hap rrugë përfundimit tërësor, duke asfaltuar shtresën e dytë dhe rregulluar infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, që e bëjnë këtë segment me pamje krejt të re e më funksionale. Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt njofton se pas kësaj faze asfaltimi, me një dinamikë të shtuar do të punohet edhe në fazë tjera të projektit për tu kompletuar në tërësi, së shpejti.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …