Kryetari Haliti: Do ti realizojmë të gjitha projektet që janë të parapara për këtë vit

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot disa projekte që janë duke u kryer nëpër fshatra të ndryshme të komunës së Vitisë. Fillimisht ka vizituar Fshatin e Ri, ku po bëhet rregullimi i trotuarit, rivitalizimi i shkollës, rregullimi i fushës sportive me rrethoja dhe tribuna, më pas ai ka vizituar edhe disa projekte të tjera në të cilat është duke u punuar, si:

– Rregullimi i rrugës Fshati i Ri – Çifllak – rruga Tërpezës

– Hapja e kanaleve dhe përrockave në fshatin Pozheran, prej lagjes së Muhaxherëve deri tek Pasishta dhe tek përrocka që kalon përmes lagjes “Zuka”.

Përndryshe punimet janë duke vazhduar në rregullimin e rrugës me zhavorr në rrugën Pozheran – Sllatinë, Sllatinë – Ramjan.

– Punimet në asfaltimin e rrugës tek lagjia “Demiri” në Pozheran

– Përfundimi i trotuarit, Ballancë – Zhiti.

– Përfundimi i trotuarit në fshatin Goshicë.

Kryetari Haliti tha se ne do të vazhdojmë ti realizojmë të gjitha projektet që janë të parapara për këtë vit, e me këtë intensitet do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …