Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët e këtij këshilli, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar çështje të interesit publik, si siguria publike, përgatitjet për sezonin e dimrit, çështja e trajtimit të qenve endacakë, dukuria e rasteve të dhunës në familje dhe çështje të tjera në interes të qytetarëve të komunës së Skenderajt. Siguria publike, për të cilën pikë raportoi komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi, mbetet e qetë dhe e mirë, pa asnjë rast të natyrës së rëndë që do të ndikonte në sigurinë e përgjithshme publike. Ndërkaq sa i takon sezonit të dimrit, kryetari Nura tha se Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sezonin e dimrit, duke përmendur kontratën për mirëmbajtje të rrugëve dhe veprime të tjera në funksion të mbarëvajtjes së stinës së dimrit. Edhe sa i përket çështjes së qenve endacakë, kryetari Nura tha se po vazhdon trajtimi i tyre në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me fondacionin zviceran të veterinarëve. Kurse sa i përket dhunës në familje, ka rritje të raportimit të kësaj dukurie te organet kompetente, ndërkohë që Komuna dhe njësitë vartëse po i kryejnë detyrat dhe veprimet e nevojshme sa i takon trajtimit të rasteve të dhunës në familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …