Hekuran Murati

Hekuran Murati: Listat e veteranëve të UÇK-së janë të fryra, andaj me ligjin e ri do të bëjmë verifikimin e tyre

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “janë të fryra”, prandaj ka paralajmëruar se me ligjin e ri do behët një verifikim. “Këta numra të cilët figurojnë që nuk janë numra të saktë, me fjalë të tjera është fryrë numri”, tha Murati derisa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës. Për Muratin, ligji aktual ka mundësuar që të rritet kaq shumë numri i veteranëve. Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim”.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …