U kujtuan të rënët e Pashtrikut

Rrugëtimi atdhetar e luftarak i dëshmorëve, të rënë në dhjetor të vitit 1998 në bjeshkën e Pashtrikut, përbën një nga ngjarjet më tragjike e heroike njëkohësisht. Muhamet Malsori, Hysni Duraku dhe studentët-dëshmorë, Hida, Ismet, Isak, Sedat e Sinan Hoti nga Krusha e Madhe, së bashku me Skender Hamelin nga Mazreku i Hasit, i ujitën me gjak themelet e lirisë. Ata kuptuan malet e ashpra të Pashtrikut, me zjarrin e lirisë në zemra, duke sfiduar rreziqet, acarin e vështirësitë e mëdha. Kujtimi dhe nderimi për ta është detyrim njerëzor e institucional. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje ta ndërtojmë të ardhmen e brezave. Lavdi e nderim për dëshmorët e dhjetorit! ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës së Rahavecit. z. Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …