Në Viti u mbajt tryezë diskutimi me temën: Edukimi kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Në Gjimnazin “Kuvendi Lezhës” në Viti, është mbajtur një tryezë diskutimi me nxënësit e shkollës me temë: “Edukimi kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave”. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin zyrtarë nga: Drejtoria komunale e arsimit, përfaqësues të komandës së policisë në Viti, zyrtar nga Qendra për punë sociale,  zyra për barazi gjinore në nivel komunal, mësimdhënës, udhëheqësia e shkollës, si dhe  psikologu e nxënës të këtij Gjimnazi. Në tryezë u diskutua për shkaqet që vijnë deri tek dhuna në familje, përkatësisht ndaj vajzave dhe grave, si dhe parandalimi i  këtyre rasteve. Gjithashtu u apelua për lajmërim të rasteve në organet e rendit nga të gjithë ato vajza apo gra që janë të kërcënuara.

 

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …