PDK

Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve për kryetarë të komunave serbe në Veri

Partia Demokratike e Kosovës, ishte pjesë e takimit të thirrur nga kryetarja  Vjosa Osmani, me partitë politike për konsultim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore. Nga PDK-ja kanë thënë për mediet  se ishin pjesë e takimit, por se qëndrimi i tyre dihet që janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq edhe Zubin Potok. Presidentja Osmani kishte  ftuar të gjitha partitë politike në takimin e sotëm por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ishte e pranishme pasi që është deklaruar  pro shtyrjes së zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Gjendja është bërë e neveritshme

Duke folur për gjendjen e krijuar në venin tonë nga mos krijimi i institucioneve qendrore, …