AKB i jep mirënjohje ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

AKB i jep mirënjohje ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

Ish Kryeministri i Republikës të Kosovës z.Ramush Haradinaj njëherit Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku është pritur nga Kryetari z. Agim Shahini më bashkëpunëtor ,me rastin e prezantimit të projektit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2022”, ku kanë bashkëbiseduar me bizneset dhe  prodhuesit për rritjen ekonomike e sidomos konsumin e prodhimit vendor.

  1. Agim Shahini, kryetari i AKB-së, Falënderoi ish kryeministrin për mbështetjen që po i jep Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe bizneseve vendore, në të gjitha periudhat.

“Javët e Biznesit Kosovar 2022” tani organizohen tradicional për 20 vite në Kosovë, që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare, të stimulojë bizneset vendore,

Viti 2022 po përmbyllët me një krizë të thellë ekonomike krahasuar me vitin 2021 dhe kjo krize është si pasoje e krizave klobale por edhe krizave të brendshme ne mungesë te një strategjie te qeverise se vendit për të zhvilluar ekonomin dhe për të luftuar varfërinë e cila ketë vit është rrituar në 23% tek qytetarëve te cilët jetojnë me pak se 2 euro brenda dite si pasoj e uljes ekonomike nga 10.7% sa ishte ne vitin e kaluar tani këtë vite sillet ne 3%.

  1. Ramush Haradinaj, tha së Javët e Biznesit Kosovar  është projekt kapital tashme tradicionale e nacional jo vetëm i AKB-ës por i të gjithë neve e që nga vitit 2004 e këndej e kom përcjell dhe mbështetur  nga këndë vështrime të ndryshme dhe ndihem mirë që në periudha të caktuara isha pjesë organizimeve të përbashkëta.

 Do të jemi në krah të prodhuesve dhe bizneseve vendore në mënyrë që kapitali të mbetet tek ata që e krijojnë. Qëllimi im si tani ashtu edhe në të ardhmen ka me qenë në dobi të biznesit kombetare.

“Javët e Biznesit Kosovar 2022”, është një dëshmi se jemi në krah të prodhuesve vendor.

Edhe njëherë ju përgëzoj Kryetar Shahini me bashkëpunëtor të AKB-ës po bëni punë t ‘mirë për zhvillimin ekonomik dhe mbi gjitha për prodhuesit vendor, andaj edhe njëherë ju përgëzoj për projektin “Javët e Biznesit Kosovar” dhe për projektet tjera me rëndësi në fushën ekonomisë.

AKB i është mirënjohëse për punën e përbashkët dhe i jep  mirënjohje për nder 20 vjetorit ish Kryeministrit dhe njëherit kryetarit të AAK-ës Ramush Haradinaj.

Me Motivacion: Për vendosjen e taksës 100% , në mbështetjen e prodhimtarisë dhe shtetësisë të Kosovës. Gjatë mandatit qeverisës, 2017- 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …