Brickos

Në veri të vendit tonë, për të katërtën ditë me radhë, disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e serbëve

Në veri të vendit tonë, për të katërtën ditë me radhë, disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e serbëve

Në veri të vendit tonë, për të katërtën ditë me radhë,  disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të mbajnë të  bllokuara rrugët që qojnë  në fshatin Rudarë dhe  në Zveçan. Katër ditë më parë,  serbët kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës. Shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura, madje nuk lejohet të kalohet as në këmbë. Ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ai po dyshohet se ka organizuar sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë. I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u takua dje  në Prishtinë me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në komunikatat e lëshuara nga këto institucione është thënë se liderët e Kosovës kanë biseduar me Escobarin për nevojën e largimit të menjëhershëm të barrikadave.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …