Pas reshjeve të fundit në territorin e Malishevës në dy rrugë ka vështirësi në qarkullim

Si pasojë e reshjeve të pandërprera në territorin e Komunës së Malishevës, aktualisht dy rrugë janë të pakalueshme, ose ka vështirësi në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të kalueshme. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, rruga Malishevë-Kijevë, përkatësisht ura në Mirushë dhe rruga (ura) Mirushë-Gurbardh, janë të mbuluara me ujë, prandaj luten qytetarët të përdorin rrugët alternative. Përndryshe, të gjitha rrugët tjera janë të qarkullueshme dhe situata është duke u qetësuar pas ndërprerjes së reshjeve të shiut.

Mund të jetë një imazh i bazen uji, natyra dhe qiell

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …