Ambasada amerikane në Tiranë përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen në postin e Kryeprokurorit të ardhshëm të SPAK-ut.

Altin Dumani fillon detyrën duke paralajmëruar luftë agresive kundër korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli

Kryetari  i ri i SPAK-ut,  në Shqipëri, Altin Dumani e ka nisur detyrën sot duke paralajmëruar luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli dhe krimit të organizuar. Gjatë prezantimit të tij para stafit këtë të hënë, Dumani tha se kjo do të jetë faza e dytë e Prokurorisë së Posaçme që nuk do të tolerojë asnjë shkelës ligji. Të dashur kolegë, faktikisht për shkak të reformës në drejtësi ky transferimi nga drejtuesi në ikje tek drejtuesi në ardhje është gjithmonë i lehtë. Nuk është nevoja për t’u prezantuar se kemi punuar bashkë. Falënderoj Këshillin e Lartë që më dha besim për tu përballur me këto. Ky besim i dhënë më bën të angazhohem më shumë. Falënderoj zotërinjtë Xholi dhe Kondili për garën dinjitoze.  Të gjithë e dinë se sa e vështirë është  të ndërtosh një shtëpi të re. Sot zoti Kraja kemi një prokurori funksionale të gatshme për tu përballur me çdo sfidë. Për secilin prej nesh është dashur të përballemi me sfida, tha ndër të tjera Altin Dumani.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …