Në veri të vendit tonë, për të katërtën ditë me radhë, disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e serbëve

Qe 10 ditë, Veriu i vendit tonë vazhdon të jetë i bllokuar me vendosjen e barrikadave, nga serbët e kësaj pjese të Kosovës

Veriu i vendit tonë vazhdon të jetë i bllokuar me vendosjen e barrikadave nga serbët në shenjë proteste,  për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq. Një pjesë e qytetarëve serbë ne veri  janë parë të maskuar, ndërsa në duar kanë mbajtur  flamuj të Serbisë. Kurse, në zonën e kufirit në Jarinë, shihen pjesëtarë amerikanë të misionit paqeruajtës të KFOR dhe Policia e EULEX-it por nuk ndodhet asnjë pjesëtar i Policisë së Kosovës. Javën e kaluar Serbia i ka bërë kërkesë NATO-s lidhur me dislokimin e një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, por ende nuk ka marrë përgjigje. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje dhe kërkojnë largimin e barrikadave. Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur. Ndërmjetësi evropian në dialog Miroslav Lajçak, tha se barrikadat duhet të hiqen me marrëveshje politike, jo me buldozerë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, çështjen e veriut ia  ka lënë në dorë KFOR-it, pasi Qeveria e tij nuk është e gatshme ta shtrijë sovranitetin në veri. Xhelal Sveçla është në pritje të KFOR-it, përndryshe është zotuar se ka vetë kapacitete të përballet me barrikadat, por po përmbahet për shkak se nuk do t’ i ndërhyjë në punë KFOR-it dhe EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …