Sibel Halimi

Sibel Halimi: Është tërësisht e papranueshme, që policët e Kosovës të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë në veri

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar për policët e bllokuar në veri. Ajo në një postim ka shkruar se nuk ka asnjë arsyetim që të lihen policët e izoluar. Është tërësisht e papranueshme, që policët e Kosovës të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë,  nuk kanë as sigurime shëndetësore, dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar,  tani të vuajnë për gjëra edhe më bazike se këto. Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim, e të detyrohet EULEX-i për t’iu dërguar rroba e ilaçe. Ata janë heronj sa për t’u fotografuar me ta, e pastaj në çdo hap të anashkaluar. E turpshme është  kjo sjellje e kjo neglizhencë e pushtetarëve karshi policëve që prej dy javësh vuajnë pasojat e popullzimit të partisë në pushtet, ka shkruar Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …