Slavisha Ristiq: Të vendoset reciprocitetit për shqiptarët duke ua ndaluar rrugën nëpër Serbi, për të arritur në Kosovë

Slavisha Ristiq: Të vendoset reciprocitetit për shqiptarët duke ua ndaluar rrugën nëpër Serbi, për të arritur në Kosovë

Anëtari i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën, Slavisha Ristiq propozoi aplikimin e  reciprocitetit për shqiptarët e Kosovës, duke ua ndaluar që të shfrytëzojnë rrugën nëpër Serbi për të arritur në Kosovë. Nëse, Albin Kurti tashmë disa herë i është referuar reciprocitetit kur ka marrë vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë të mos bëjë reciprocitet sipas të njëjtit sistem për lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia  në territorin e Kosovës”, tha ai, raporton “N1”. Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon ata? Unë nuk jam përkrahës i kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes ‘fashiste’ të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur. Ristiq tha se kishte shkuar në seancën e Kuvendit përmes “rrugëve të dhive” nga Kosova dhe se i vjen keq që nuk ka pasur marrëveshje që të paktën të dërgohet një mesazh mbështetjeje nga Parlamenti i Serbisë për njerëzit në veri që po protestojnë sot, dhe t’i dërgojë një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur popullin serb.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …