Wolfgang Ischinger

Ischinger: Nuk është në rregull që adresimi i shqetësimeve të bëhet nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë vitit 2007-2008, Wolfgang Ischinger i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq e cila është munduar t’i përligj veprimet e grupeve kriminele serbe që kanë vendosur barrikada në pjesën veriore të Kosovës. Diplomati i shquar gjerman, Uolgang Ishinger ka shkruar se nuk është në rregull që adresimi i shqetësimeve të bëhet nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. “Sigurisht që ka kërkesa legjitime, nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe!” ka shkruar ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë vitit 2007-2008, Wolfgang Ischinger, në një reagim ndaj një statusi të shkruar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq në të cilin ajo mbronte veprimet e grupeve kriminale serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …