Shaip Kamberi

Kamberi: Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin dhe këtë aventurë duhet ta ndërpresin Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shfaqur shqetësimi e tij për gjendjen e krijuar në pjesën veriore të vendit tonë nga vendosja e barrikadave nga grupe kriminale serbe. Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës tregon për ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit te serbët lokal. Gjatë intervistës për Kosovapres, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka tërhequr vërejtjen se Serbia është zjarrvënësja në gjithë Ballkanin dhe këtë aventurë duhet ta ndërpresin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin. Ajo çdo mëngjes ndez zjarre, në mbrëmje fton të gjithë mandej për t’i shuar zjarret. Brenda një dite luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Pra, një koncept politikë që duhet ndërprerë dhe fuqinë për të ndërprerë këtë aventurë të Serbisë, mendoj se e kanë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse Bashkimi Evropian me krizën e vet identitare që e ka sot, me ndërskamcat e brendshme, me drejtën e Veto-s, qoftë edhe të Hungarisë apo Sllovakisë apo cilit do shtet tjetër, po e pamundëson vetveten që të jetë një faktor i cili mund të sjell paqe në ballkan” ka deklaruar mes tjerash, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik që vepron në Kosovën Lindore, Shaip Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …