I ftohti ekstrem që ka përfshirë SHBA-të, ka prekur miliona banor në Amerikë

I ftohti ekstrem që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka prekur miliona banor në Amerikë. Për shkak të vështirësive që ka shkaktuar ulja e madhe e temperaturave, janë anuluar mijëra fluturime të aeroplanëve por edhe linja të rrugore. Më shumë se një milion amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike mesditën e 23 dhjetorit në shtetet e Karolinës së Veriut dhe Jugut, dhe Teksasit. Reshje të dendura bore janë regjistruar në veri të vendit, veçanërisht në rajonin e Liqeneve të Mëdha. Presidentii Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden, u bëri thirrje të gjithëve që ta marrin shumë seriozisht stuhinë dhe të dëgjojnë paralajmërimet e autoriteteve lokale. Ndërkohë, guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin në rrugë. Ai tha se për shkak të borës dhe erës së fortë, shumë shpejt mund të krijohen kushtet e stuhive.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …