Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon që mosmarrëveshjet në aeroport të zgjidhen përmes dialogut social

Për shkak të kërcënimeve me mjete shpërthyese është mbyllur përkohësisht Aeroporti i Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të kërcënimeve me mjete shpërthyese është mbyllur përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë. Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.  “Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në Aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim”, thuhet në njoftim. Edhe zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka konfirmuar se kanë pranuar një kërcënim me bombë.

Kontrolloni gjithashtu

KPK: Vjosa Osmani ka konfirmuar përpjekjen e saj sistematike për shtrirje të ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Kosovës

Kryetarja, Vjosa Osmani e ka çmuar lart takimin e presidentin e Francës, Emanuel Makro

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku morën pjesë kryetar e kryeministra shtetesh nga Bashkimi Evropian, kryetarja, …