PDK

Partia Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Partia Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar për në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke kërkuar që ta bëjë interpretimin nëse ky ligj është në përputhje me Kushtetutën.Sipas PDK-së, ky ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe parimet evropiane për administratën publike. Ky ligj është dërguar në Kushtetuese nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe  udhëheqësi i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Kongresmeni Keith Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, çelës për stabilitetin e Ballkanit

Kongresmeni amerikan Keith Self, gjatë një tryeze me deputetë shqiptarë në Kongres, ka theksuar se …