leoni

Murati

Valon Murati, në Ditën e Veteranit: Lufta e UÇK-së është lëvizja më e lavdishme, që rezultoi me çlirimin e pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në Ditën e Veteranit, ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare është lëvizja më e lavdishme, që rezultoi me çlirim dhe pavarësi të Kosovës. Ai u është drejtuar veteranëve të luftës së UÇK-së, duke u thënë se nuk duhet të dëshpërohen nga “fjalët dhe diskursi afatshkurtër politik”. Lufta e UÇK-së është përmbyllja më e lavdishme dhe e dinjitetshme e luftës për liri të të gjithë shqiptarëve që rezultoi me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Sot është Dita e Veteranit dhe të gjithë veteranët e UÇK-së duhet të jenë krenar që kanë qenë në kohën dhe vendin e duhur në anën më të ndritshme të historisë sonë. Asnjëherë nuk duhet dëshpëruar nga fjalët dhe diskursi afatshkurtër politik sepse në planin afatgjatë nuk ka kush që e lëviz këtë luftë dhe UÇK-në nga pediestali më i lartë i historisë kombëtare dhe asaj të njerëzimit. Sot ndër të tjera i kujtojmë shokët e udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Personalisht këtë ditë dua t’ia uroj shokut tim, luftëtarit të lirisë Sali Mustafës, komandant Calit e i cili jo vetëm këto ditë feste, por çdo ditë në Kosovën e lirë për të cilën ai dha gjithçka, po na mungon shumë. Urime Cal ty dhe shokëve të tjerë në Hagë, ka nënvizuar, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …