Një fillimvit i zakonshëm me punë për Kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Lafiti

Një fillimvit i zakonshëm me punë për Kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Lafiti. Sot, në zyrën e tij, priti një numër të konsiderueshëm të qytetarëve për të biseduar rreth çështjeve në interes të tyre. Duke iu uruar një vit të mbarë, kryetari Latifi u premtoi realizimin e kërkesave të parashtruara në kuadër të të gjitha kapaciteteve që posedon komuna. Po ashtu, kryetari Latifi priti edhe disa mërgimtarë të cilëve iu bëri me dije se dyert e zyrës së tij janë gjithmonë të hapura për ta, duke forcuar lidhjen e tyre me komunën çdo herë e më shumë. Tashmë dihet, afërsia e vazhdueshme me qytetarë është prioritet i lartë i punës sonë, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural …