Boban Bogdanoviq: Pavarësia e Kosovës është një realitet dhe kjo duhet t’iu thuhet hapur njerëzve, në Serbi

Politikani serb, Boban Bogdanoviq ka folur për takimin që ka pasur me kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurtin dhe për temat që kanë diskutuar. Ai ka thënë se një kohë të madhe të takimit ia kanë kushtuar procesi të Brukselit. Bogdanoviq thotë se  pavarësia e Kosovës është një realitet dhe kjo duhet t’iu thuhet njerëzve hapur. Mjaft më me gënjeshtra, mite e fshehje. Sa më shpejt ta pranojmë realitetin aq më shpejt do të jemi në rrugën drejt së ardhmes, ka shkruar Bogdanoviq në “Danas”. Një sërë vendimesh politike në periudhën nga viti 1999 e deri më sot e njohën Kosovën, duke përfunduar me Marrëveshjen e Brukselit. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv është nën juridiksionin e Republikës së Kosovës dhe gjithçka është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çdo organizatë politike në Republikën e Kosovës është e regjistruar në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e saj. Qytetarët e Kosovës mbrohen me ligjet e Kosovës, qofshin ata serbë, shqiptarë apo pjesëtarë të ndonjë bashkësie tjetër etnike. Këto janë faktet dhe unë si përfaqësues i gjeneratës së re të politikanëve serbë nuk dua të fshihem pas atyre fakteve dhe i akuzoj të gjithë ata që e pranojnë realitetin politik të Kosovës si tradhtarë, siç bën kryetari i Serbisë, ai i cili kontribuoi më së shumti që Kosova të jetë shtet i pavarur”, shkruan  Bogdanoviq, në “Danas”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …