Ambasada e Gjermanisë paralajmëron pasoja të rënda për Kosovën nëse nuk e themelon Asociacionin e Komunave Serbe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet kryesore  të Bashkimit Evropian, të cilat po tregojnë një interesim për mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi, janë duke kërkuar me çdo kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ato paralajmërojnë se bllokimi i mëtejmë i formimit të Asociacionit mund t’i kushtojë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në Bashkim Evropian.  Gjermania dhe partnerët vazhdimisht kanë theksuar se bisedimet për zbatimin e Asociacionit për komunat serbe duhet të fillojnë që tani, sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2013, që është plotësisht në përputhje me limitet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Bllokimi i mëtejmë i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme për aplikimin e saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Mos-implementimi i marrëveshjes së Asociacionit do të ndikojë negativisht edhe në përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në instancat e Bashkimit Evropian. Shtetet evropiane janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën në procesin e themelimit të Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …