Irani ka ekzekutuar dënimin me vdekje të ish zëvendës-ministrit të Mbrojtjes, Alireza Akbari

Irani ka ekzekutuar dënimin me vdekje të ish zëvendës-ministrit të Mbrojtjes, Alireza Akbari, pasi më parë u dënua me vdekje me akuzën e spiunimit për Britaninë e Madhe. Dënimi me vdekje i Akbarit me shtetësi britaniko-iraniane u shpall vetëm pak ditë më parë, më 11 janar, pasi ai u dënua për spiunazh në dobi të Anglisë. Sipas agjencisë iraniane  së lajmeve “Tasnim”, spiunimi i Alireza Akbarit u zbulua nga inteligjenca iraniane. Po ashtu ai përshkruhet si njëri nga inflitruesit më të rëndësishëm të qendrave strategjike të vendit. Akbari ka shërbyer më parë si zëvendësministër i mbrojtjes i Iranit dhe ishte kryetar  i Institutit të Kërkimeve Strategjike, si dhe njëri nga  anëtarët e organizatës ushtarake që zbatoi rezolutën e Kombeve të Bashkuara që i dha fund luftës Iran-Irak. Akbari u arrestua në vitin 2019. Ai kishte shërbyer në kohën e kryetarit  iranian, Muhammed Katami, një reformist që ishte në detyrë nga viti 1997 deri në vitin 2005.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …