Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Ukraina së shpejti mund të marrë një dërgesë më të madhe të armëve të rënda nga vendet perëndimore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt, ka deklaruar se Ukraina së shpejti mund të presë një dërgesë më të madhe të armëve të rënda nga vendet perëndimore.  Premtimet e fundit për pajisjet e rënda të luftës janë të rëndësishme – dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt. Jemi në një fazë vendimtare të luftës. Prandaj është e rëndësishme që t’i ofrojmë Ukrainës armët që i duhen për të fituar”, citohet të ketë thënë ai. Këtë javë, një takim i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili koordinon dërgesat e armëve në Kiev, do të mbahet në bazën ajrore Ramshtain në Gjermani. Në fillim të këtij muaji, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara premtuan tanke të lehta franceze, 40 automjete luftarake të këmbësorisë gjermane Marder dhe 50 automjete luftarake, Bradlei.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma kritikon LVV-në pas dështimit të 10-të, të seancës konstituive

Pas dështimit të dhjetë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar …