Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së punëtorit të QKMF-së në Rahovec

Sot, në sallën e konferencave në QKMF të komunës së Rahovecit u organizua mbledhja komemorative në nderim të kontributit jetësor të të ndjerit Vehbi Jupa. Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fjalën e tij, theksoi se në këto momente dhimbjeje e pikëllimi, bashkëndiejmë me familjarët, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që kanë dhimbje për Vehbiun. Kur njeriu në të gjallë bën punë të mira, ai vdes vetëm fizikisht, sepse rron në mendimet dhe zemrat e njerëzve. Vehbiu e ka përmbushur këtë detyrim, duke qenë njeri, shok e familjar i mirë, luftëtar i UÇK-së dhe një punëtor i vyeshëm në shërbim të vazhdueshëm të atyre që kanë më së shumti nevojë –  pacientëve. Kryetari Latifi shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Jupa dhe gjithë atyre që e njohën.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …