Përfundoi mbledhja e KPF-së në komunën e Rahovecit e para për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishte edhe nënkryetari Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT u proceduan këto pika:

1• Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2• Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2023-2027;

3• Shqyrtimi i Planit Komunal të Veprimit për të Zhvendosurit dhe për zgjidhje të qëndrueshme;

4• Shqyrtimi i Raportit Financiar për vitin 2022;

5• Shqyrtimi i plotësim-ndryshimit të Rregullores për Taksa 01 Nr.51/20 i datës 28.02.2020;

6• Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-01240-0 në zonën kadastrale Retijë;

7• Raporti për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm sipas planit të veprimit për vitin 2022;

8• Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-07111-1;

9• Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronë së paluajtshme të komunës P-07111-1;

10• Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-00251-0;

11• Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-03710-0;

12• Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-03818-0 dhe P-03819-0;

13• Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-02352-0;

14• Shqyrtimi i Raportit të Planit të punës së kuvendit për vitin 2022;

15• Shqyrtimi i Raportit të Punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2022;

16• Shqyrtimi i informatës rreth aktiviteteve të KKSB-së për vitin 2022;

17• Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2022;

18• Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale për vitin 2022;

19• Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komitetit për Arsim për vitin 2022;

Si zakonisht edhe për këtë mbledhje do të përgatitet procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …