Drejtori Albnor Mullabazi, mbajti takim me banorët e lagjes “Gëzim Mullabazi”në Rahovec  

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z.Albnor Mullabazi, mbajti takim me banorët e lagjes “Gëzim Mullabazi”. Qëllimi i takimit me banorët e kësaj lagjeje, ishte marrja e propozimeve rreth investimeve që do të bëhen në këtë lagje. Komuna e Rahovecit është duke përgatitur planin ideor, në të cilën është paraparë  projekti ku edhe do të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë dhe muri mbrojtës, por, gjithsesi ne jemi të hapur edhe për propozime dhe ide të reja që vijnë nga secili qytetar, në mënyrë që të përfshihen në këtë projekt ideor ka thënë drejtori Mullabazi.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …