Kryesues i Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës, Argjend Thaçi, me fillim të mbledhjes uroj anëtarët e KPF-së për një vit dhe punë të mbarë, bashkëpunim institucional në realizimin e kërkesave të qytetarëve dhe ngritjen e temave inovative të cilat rrisin përgjegjësinë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Më pas filluan me Shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të Kuvendit për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të plotësuar disa ndryshime sipas kërkesës së MAPL-së. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për orar të punës së subjekteve afariste. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të varrimit për vitin 2022. Të gjitha këto pika u rekomanduan për mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës së Malishevës e cila do të mbahet brenda muajit janar.