Shaip Kamberi: Bashkimi Evropian të jetë më kritikë ndaj gjuhës së ashpërsuar nga krerët politikë në Serbi

Deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka shkruar një letër emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka shkruar një letër të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai iu ka drejtuar, emisarit  Escobar me kërkesën për përfshirjen e tri komunave të Kosovës lindore  në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi po shihet se  në negociata po zhvillohet  një dinamikë e re. Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duket se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, jemi në pritje që edhe Kosova Lindore  të përfshihet, në dialog, si mundësi e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve të mbetur në Serbi. Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ ia përcjell dhe  shefit të BE-së, Josep Borell  dhe  zonjës Ursula von der Leyen, kryetare e  Komisionit Evropian”, ka shkruar Shaip  Kamberi në një postim të tij

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …