leoni

Zyrtarët e Komunës së Ferizajt treguan rezultate në trajnimin për menaxhim të kontratave të prokurimit publik

Rreth 100 zyrtarë të Komunës së Ferizajt, kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuara nga KRPP-ja për menaxhim të kontratave të prokurimit publik. Hapjen e këtij trajnimi e ka bërë udhëheqësja e Zyrës së Prokurimit në Ferizaj Arberie Bekteshi, e cila këtë trajnim e ka cilësuar si të një rëndësie shumë të madhe, dhe që sipas saj ky trajnim është mbajtur pas kërkesës që është bërë nga kjo zyrë, në mënyrë që zyrtarët komunal të mos kenë probleme sa i përket menaxhimit të kontratave. Pjesë e këtij trajnimi ishte Fidane Spahija Gjikolli, anëtare e Bordit të KRPP-së, m këtë rast ka shprehur gatishmërinë e koordinimit ndërinstitucional me qëllim të avancimit të mëtejshëm të njohurive profesionale të kësaj fushe. E nga ana tjetër Sanije Kelmendi, Zëvendësdrejtore e Departamentit për Trajnime në KRPP, foli për rëndësinë e veçantë të organizimit të këtij trajnimi, sidomos për menaxherët e kontratave të cilët janë të obliguar që këtë menaxhim të kontratës ta paraqesin në platformën e e-prokurimit. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim janë pajisur me certifikatë për pjesëmarrje në modulin “Menaxhimi i Kontratës dhe vlerësimi i performancës së OE”.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …