U dorëzua kontigjenti i parë i ndihmës së Ferizajt për vërshimet në Skenderaj

Pasditen e sotme, Koordinatori për Punë Sociale i Komunës së Ferizajt, Agon Zhinipotoku, sipas caktimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dorëzoi një kontigjent prej 100 dyshekëve për familjet në nevojë pas vërshimeve masive në Skenderaj. Janë bizneset donatore “Vizioni” dhe D&T Tex që dhuruan bashkë gjysmën e këtij kontigjenti kurse gjysma tjetër mbulohet nga koordinatori Zhinipotoku me qytetarë tjerë vullnetmirë. Këtë kontigjent ndihme e pranoi Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i cili falënderoi Komunën e Ferizajt, qytetarët dhe bizneset ferizajase për gatishmërinë për ndihmë dhe përkrahjen e sinqertë në tejkalimin e kësaj situate. Mbështetja për Skenderajn dhe komunat tjera që pësuan nga vërshimet do të vijoj edhe ditëve në vijim nga Komuna e Ferizajt, bizneset dhe qytetarët.

May be an image of 4 people and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …