Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij për 10 ditë

Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij për 10 ditë

Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e deputetëve socialistë lidhur me  përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit. Janë  përjashtuar për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi. Partia Socialiste i dërgoi kërkesën për përjashtim të grupit të Berishës kryeparlamentares, Lindita Nikolla pasi nga debatet dje në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri bashkë me deputetë të tjerë bllokuan foltoren. Komisioni i Etikës nuk është hera e parë që merr një masë të tillë për deputetë të grupimit të Sali Berishës. Vitin që shkoi u përjashtua Flamur Noka, si masë disiplinore për “zaptim” të foltores së Kuvendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Vizita e Ramës në Hagë obligim kushtetues, Kurti s’ka bërë asnjë hap për ish-krerët e UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, …