leoni

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Njohja e Kosovës nga Serbia nuk figuron në tekstin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi i partisë së tij është se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme dhe se duhet të arrihet sa më shpejt. Një marrëveshje e tillë duhet të ketë për efekt njohjen reciproke. Mirëpo, me aq sa dihet deri më tash, njohja e Kosovës nga Serbia nuk figuron në tekstin e propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e cila u është dorëzuar qeverive të dy shteteve. Dialogu që nuk do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, “nuk do të ketë kurrfarë kuptimi”. Asnjë marrëveshje, e cila nuk e ka njohjen si përfundim, nuk do të jetë e mjaftueshme dhe nuk do të jetë e mbështetur nga LDK-ja. Ky është qëndrimi ynë i rikonfirmuar tash, në 10 ditët e fundit, përkundër që ne kemi mbështetur dialogun dhe e mbështesim Qeverinë si mandatar kushtetues”, thotë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor: Një përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është në procesin e përgatitjes së një draft-dokumenti për dialogun …