Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Propozimi, i cili duhet të diskutohet për një marrëveshje përfundimtare, duhet t’i përmbajë pesë elemente kryesore

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por vetëm si bazë për bisedime për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy shteteve, thotë deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj. Por qëndrimi i PDK-së është që propozimi, i cili duhet të diskutohet për një marrëveshje përfundimtare, duhet t’i përmbajë pesë elemente të domosdoshme: ruajtjen e karakterit unitar të vendit, njohjen nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur  deri më tash Kosovën, integrimin në strukturat e NATO-s apo në Partneritetin për paqe, marrjen e statusit kandidat për Bashkimin Evropian, si dhe njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që propozimi nuk është marrëveshja, për të cilën Kosova ka pritur për një kohë të gjatë. Marrëveshja që nuk e ka në përbërjen e saj njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është marrëveshje që nuk sjell stabilitet në Ballkan dhe vetëm e shtyn zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Rashit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …