Kryetari Latifi ka përkujtuar dëshmorët Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës në 26 vjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka përkujtuar dëshmorët Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës në 26 vjetorin e rënies. Ai ndër të tjera ka thënë: 31 janari 1997, na mori tre luftëtarë të mëdhenj dhe dhimbjen na bëri të thellë sa deti, por lufta jonë çlirimtare mori shpirt dhe jetë, u rrit e lëshoi shtat, u mbushën fushat dhe malet tona plot me luftëtarë të UÇK-së, të cilët të udhëhequr nga idealet dhe për ta çuar në vend amanetin e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, luftuan kundër vrasësve të tyre, ranë nëpër beteja me pushtuesit tanë, e karvani i krushqve të lirisë ua bëri varrin pushtuesve derisa e flakën atë nga trojet tona dhe në këtë nënqiell, erdhi LIRIA. Për jetë e mot do të mbeten në kujtesën e brezave heronjtë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …