Kryetari Aliu ka pritur në takim ferizajasen Olza Hashani

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim ferizajasen Olza Hashani, e cila me këngën e zërin e saj të veçantë u shpërblye me çmimin e parë në Gala Mbrëmjen e Festivalit “Flaka e Janarit”, mbajtur ditë më parë në Gjilan. Kënga e saj kushtuar Dëshmorit të Kombit, Astrit Bytyçi, pati tekstshkrues e kompozitor, profesorin ferizajas të muzikës, Shaban Ratkoceri, gjersa me interpretimin e saj, Olza arriti të fitoj vendin e parë në mesin e dhjetëra këngëve garuese. Kryetari Aliu, Olzën e ka përgëzuar për këtë sukses dhe i siguroi mbështetjen, në rrugën e saj artistike.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …