leoni

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të përparojnë në procesin e dialogut

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përparojnë  në procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Brukseli. Takimi  është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet në mes të  Kosovës dhe Serbisë. Këto dy raporte janë hartuar nga raportuesit për këto dy vende: Viola von Cramon për Kosovën dhe Vladimir Bilçik për Serbinë. Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se “Kosova ka bërë një rrugë të madhe drejt demokracisë” dhe ka shtuar se “përkundër polarizimit politik që ekziston kohëve të fundit në Kosovë, ky vend ka ecur para disa vendeve të rajonit në arritjen e standardeve të demokracisë”. Megjithatë, ajo ka thënë se duhet arritur më shumë përparim në fushën e gjyqësorit, në mënyrë që të zhduket ndikimi i panevojshëm politik.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …