Maturantët malishevas, trajnohen për orientim në karrierë

Organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Malishevës dhe të përkrahur nga Komuna e Malishevës, është mbajtur trajnimi për maturant, me temën “Orientimi në karrierë”. Qëllimi i këtij trajnimi, ishte këshillimi i të rinjve, për orientimin e tyre në studimet universitare dhe zgjedhjen e profesionit të duhur për ta.

Trajnimi është mbajtur në ambientet e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, ndërsa ligjërues ishte prof.mr.sc.Avdyl Kastrati, ndërsa në hapje të këtij trajnimi mori pjesë edhe drejtori i arsimit në Malishevë, Avdi Morina, i cili gjithashtu ju dëshiroi suksese maturantëve malishevas, në zgjedhjet e tyre për studime në universitet dhe uroi që ata të zgjedhin profesionet më të mira të mundshme, në mënyrë që nesër të dalin profesionist nga drejtimet që ata zgjedhin.

Ndërsa ligjëruesi Avdyl Kastrati, lidhur me temën për orientimin në karrierë, tha se “zgjidhja e profesionit, përkatësisht orientimi në karrierë, është një ndër vendimet më të rëndësishme në jetë dhe se marrja e vendimit për profesionit e caktuar, është rezultat i një procesi të ndërlikuar dhe i ndikimit të shumë faktorëve”.

Ndërsa maturantët i uruan edhe kryetari i Kuvendit të të Rinjve të Malishevës, Lulzim Buzhala, si dhe i ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizmin e këtij trajnimi, duke filluar nga Komuna e Malishevës, ligjëruesin, drejtorinë e arsimit dhe gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …