FSK-së i shtohen edhe 31 oficerë të rinj

FSK-së i shtohen edhe 31 oficerë të rinj

Sot, në ambientet e kazermës së FSK-së  “Adem Jashari” në Prishtinë, pas përfundimit të Kursit Bazik të Oficerit, u mbajt ceremonia e certifikimit e 31 oficerëve të rinj.

Në ceremoninë përkatëse të pranishëm ishin ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zv.ministri i Mbrojtjes Adnan Rexhepllar,  zv.sekretari i Përgjithshëm Avdylkadër Muqaj, zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe gjeneralë e oficerë të tjerë të FSK-së, atashe ushtarakë të vendeve partnere, oficerë të NALT-it, këshilltarët ushtarak bilateral, si dhe familjarë të oficerëve të certifikuar.

Ministri i Mbrojtjes z. Armend Mehaj, me fjalim e tij drejtuar oficerëve të rinj, ndër të tjera tha ” Si oficer të diplomuar, ju tashmë keni përvetësuar themelet e udhëheqjes duke mësuar teknikat e luftimit dhe të fushëbetejës që zbatohen si për veten e tuaj ashtu edhe për grupin që do udhëhiqni.  Ju tani keni atë që duhet për të udhëhequr dhe për të ndërtuar besimin në ekipin tuaj si oficer të Ushtrisë së Kosovës, përgatitjen fizike, sigurinë mendore e emocionale, njohuritë dhe aftësitë për të udhëhequr çdo situatë në mënyrë efektive, pa marrë parasysh mjedisin ose skenarin e operacionit. Ju jeni shtylla mbi të cilën do të vazhdon ndërtimin struktural e profesional Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe që do shoqëroj etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën e madhe të NATO-s, si ofruese të sigurisë dhe paqes përtej vendit e rajonit. Dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë! Në vazhdimësi po e dëshmojmë!”

Ndërsa, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Jeton Dreshaj në fjalën e tij theksoi: “Të kalosh nga nënoficerë në oficerë është shembull ,dy herë, përkushtim dhe shërbim, ku përvoja dhe dëshira bëhen bashkë.  Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do jetë qendër për edukimin dhe stërvitjen e gjeneratave të reja me karakter moral dhe profesional për t’i shërbyer atdheut dhe mbrojtjes se vlerave perëndimore”.

Certifikimi i kandidatëve,  bëhet pas 4 muajve trajnim pranë Shkollës së Oficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …