REVOLUCIONI I”DON SALI VUÇIDOLIT” ME “ILIR PANÇËN” E SKRAPARIT

Ylli Meçe: REVOLUCIONI I ”DON SALI VUÇIDOLIT” ME “ILIR PANÇËN” E SKRAPARIT

E vërteta është se paralelizmi me vepren e shkrimtarit spanjoll M.Servantes “Don Kishoti i Mançës” përputhet si me dy pika ujë, por në kohë të ndryshme. Don kishoti një aventurir që i kishte perënduar koha kish zgjedhur si këshilltar Sanço Pançën (barkun) të cilët të dy sëbashku në rolin e kalorësve dolën nëpër Spanjë për të rikthyer kohën e tyre…Kështu dhe dy personazhet tanë, Sala me Lil floririn jnë hedhur në një sulm frontal për të zhvilluar një revolucion të madh për të gjitha plagët që po manifeston pushteti i Edi Ramës. Në thelb e vërteta është se pushteti aktual është zhytur dhe vazhon të zhytet çdo ditë e më shumë në një krizë të madhe basimi në popull, duke manifestuar të gjitha plagët e sistemit kapitalist, sikurse janë papunësia e lartë, niveli i ulët i jetesës i cili manifstohet me çmime të lara teksa pagat e punonjësve dhe pensionistëve janë tmerrësisht tronditëse. Rezulttet e premtuara ngelën vetëm premtime në letrat dhe fjalimet e deputetëve që na i lexonin herë mbas here të njëjtat gjëra në takimet paraelektorale , të çdo lloji qofshin ato. Si rezultat i kësaj politike, papunësia u rrit me shifra të frikëshme teksa rinisë i çpronësun ëndërrat e saj të bukur duke e detyruar të marrë rrugën e arratisë. Tashmë Shqipëria mund të konsierohet si i vetmi vend në botë që shumica e popullsisë përbehet nga pleq, plaka dhe fëmijë deri në kufijtë e adoleshncës së dytë. Plagët e veta shoqëria shqiptare i përjeton me të dy klasat, si me klasën e borgjezinë e re e të pa shpirt ,vrastareja numër një e indetitetit tonë kombëtar e cila është zhytur e vazhdon të zhytet çdo ditë e më tej në një korrupsion, ashtu dhe me klasën e shtypur të punëtorëve dhe fshtarëve tanë në të katër anët e Atdheut. Në kushte të tilla kemi më shumë se tre dekada dhe e vërteta është se ende nuk po del në skenë ajo forcë politike e progresit për të marrë në dorë fatet e Adheut tonë i cili lëngon e lëngon dhe për të mbijetur, është i detyruar të lëpijë plagët e veta gjithë dhimbje që i kullojë gjak, gjak ky i cili nuk është një sajesë artistike e publiçistikës ,por gjak real. Shkalla e lartë e korrupsionit në të gjitha hallkat shtetërore që nga maja e piramides e deri te një sportelist spitali i ka rrenjët e thella. Fara e hedhur nuk është vepër individuale e një të marri dhe të çorodituri si Sali Berisha, por është natyrë e vet sistemit. Nuk ka aspak kapitalizëm pa plagë të tilla, si ato që u përmenden më sipër, palgë madje të rënda dhe që e shoqerojnë atë tërë jetën. Gjithësesi duke e shfrytëzuar me mjeshtëri situatën e krijuar vet arkitekti dhe simboli i gjithë krimit të orgnizuar shtetëror Sali Berisha, duke rrëmbyer flamurin e rreckosur të “Shtëpisë së Lirisë”, për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të familjes së vet , sikurse dhe gjithë suitës së ngjashme me të , na shpalli botërisht “Revolucionin e mos bindjes qytetare”. Saliu me këtë sllogan tregon se ka mangësi të theksuara he në fushën e filozofisë, sepse termi”Revolucion” presupozon një përmbysje të madhe të mardhënieve ekonomiko shoqërore për të kaluar nga një cilësi e vjetër në një më të re dhe që shoqërohet me tjetersimin e pushtetit duk e kalur atë nga duart e një klase në duart e një klase tjetër. Shkurt ,revolucioni në kapitalizëm ose është revolucion proletar që zhduk borgjezinë një herë e përgjithmonë, ose është maskë e anarkizmit politik për të ekzaltuar masat dhe turmat e narkotizuara me sllogane gjithë pathos e histeri. Po a ja vlen të rrëzohet Rama ?! 1000 e deklaroj se po ! Po mos vallë kjo do të thotë se flamurin e shpëtimit duhet ta marrë në orë Sali Berisha?! Kjo do të ishte idiotësi më e madhe një populli të tërë e që do mbahej mënd në shekuj, nëse jetën dhe ekzistencën vet po ky popull do t’ja besonte një vrastari të tillë i cili pa ju dridhur aspak qerpiku urdheron “Zjarr mbi popull” dhe në të pastajmen e deklaron hapur” Provojeni dhe një herë po jua u mbajti” ! Saliu mbasi i tatoi pulsin USA-s dhe u bind se atij tashmë nuk kanë për t’i bërë gjë , është hedhur në sulm frontal sebashku me një familje tjetër banditësh të çiftit Meta dhe kjo po aq vrastare sa dhe vet Saliu( Proverb i popullit : Ngjan krushqia- ndaj dhe bëhet) tashmë jo më për të shpëtuar kokën sepse Salën për nga egërsia dhe pashpirtësia e tij e pmëshirëshme e kanë frikë të gjithë strukturat shtetrore, aq sa dhe vet “Celibashi” dhjet gjak nga frika ngaqe eshte ne hall të madh duke mërmëritur me vete monologun “hamletian”.. : Ta fut Salen në zgjedhje apo mos ta fut? Kjo është çështja ! Ja nuk e futa…po sikur ai ta rimarrë përsëri pushtetin…do na e futë gjithe komisionit sa te na dalë nga goja…. !Po këta të gjykatës mor aman, ç’dreqin kanë që po e zvarritin atë mender vule? Pse nuk vendosin , fundja brenda PD-se do ngelet ?! Amani ore dhe ju të SPAK-ut kini derman apo jo ? Amani ore… i jepni udhë këtij proçesi se po na lini dhe ne me gjak të ngrirë aq sa na ka zënë dirreja dhe kemi filluar të mbajmë jo vetëm brekë por dhe benevrekë si masë sigurie ! Kot e them dhe unë ata të SPAK-ut po dhjesin gjak për vete sepse dhe ata dijnë t’i bëjnë mirë llogritë. Këtu mbaron monologu i Celibashit sepse i ndërhyn Sala : Clibash e dua Lirië time, sepse dua shtepinë e lirisë jo si gollovar por si dhëndërr i parë…ndryshe ti e di fort mirë se mbiemrin “Qelibashi “që do të thotë se vendin e ke në “Qeli “ dhe te jesh atje si “bash “ ose si dollibash….. dmth si kryetar i të burgosurve.
Interesant si është e mundur që shqiptarët ende t’i shkojnë mbas kësaj mostre histerike ?!
Jo nuk është aspak çudi, sepse dhe Hitleri me histerizmin e tij narkotizoi popullin gjerman deri ne ekzaltim, ekzaltim ky që i kushtoi dhe e pagoi shumë shtrenjtë me gjakun e popullit të vet.
Ja pse aventurierit te revolucionit Don Sali Vuçidoli dhe këshilltarit të tij “Lil flori skrapalliut” nuk u duhet zenë besë. Ata janë pjella më e egër e borgjezisë shqiptare që popullin e vet e ka prerë dhe vazhdon ta presë në besë për më shumë se tre dekada.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …