Kryeministri Kurti u takua në Shkup me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri Kurti u takua në Shkup me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Gjatë qëndrimit në Shkup, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua dhe bisedoi  me Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Në këtë takim, që u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, kryeministri Kurti dhe kryeministri Abazoviq, folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi. Të dy shqiptarët e Malit të Zi nuk zunë në gojë 8 mijë e 200 hektarët tokë, që regjimi i Podgoricës ia mori Kosovës, dhe për të cilat ka protestuar aq shumë Albin Kurti me krejt Vetëvendosjen.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …