Robert Bosch

Robert Bosch, ka reaguar kundër Vuçiqit, i cili tha se është gati të negociojë planin e zbatimit, por nuk do ta nënshkruajë atë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas deklarimit të kryetarit  të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth propozimit të BE-së, i cili tregoi gatishmëri të negociojë planin e zbatimit, por nuk pranoi  ta nënshkruajë atë. Pas refuzimit të Vuçiqit që ta nënshkruajë Marrëveshjen sipas propozimit të BE-së, Bosch ka thënë se regjimi në Serbi nuk duhet të trajtohet me “dorëza mëndafshi”, por të kenë frikë nga më e keqja. Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë! Asnjë lëvizje përsëri në shesh. Shpresoj tani në presion real mbi regjimin, në Serbi, pasi tani përsëri pothuajse të gjitha shpresat u prishën. Këtë herë ata nuk duhet të trajtohen përsëri me “doreza mëndafshi”, por duhet të kenë frikë nga më e keqja, duke u kujtuar  përvojën e kaluar, ka shkruar Rober Bosh në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …